Barcelona regjistroi gjithsej 36 ndeshje zyrtare radhazi, në të cilat ka shënuar të paktën një gol.

Kësaj ecurie mbresëlënëse ishte gati për t’i dhënë fund në ndeshjen e fundit, në “Ciutat de Valencia”, por penalltia e Filipe Kutinjo evitoi rrëzimin.

Trajektorja e tanishme e 36 ndeshjeve të njëpasnjëshme është më e mira e klubit katalanas që nga viti 1997.

Në vitin 1944, blaugranët arritën në 44 ndeshje të tilla radhazi, ku goli i shënuar nuk mungoi. Pra, qëllimi i Valverde është të mos “agjërojë” në këtë drejtim edhe në nëntë ndeshjet e ardhshme, për ta arritur rekordin e ri.

Klubi katalanas do të duhet të shënojë gol kundër Eibar, Leganés, Girona, Valencia dhe Atletik Bilbaos në La Liga, si dhe në katër ndeshjet në radhë të Kupës së Mbretit.