Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha tha nga Lezha se aksioni opozitar është një rrugë pa kthim që kalon përmes zgjedhjeve të parakohshme për ti kthyer parlamentin shqiptarëve. Basha mësohet se ka dhënë sinjale për rikandidimin e Fran Frrokajt për bashkinë e Lezhës, por tha se është ende herët për të folur për vendoret.

Lezha ishte ndalesa e dytë e turit të Shpresës, siç i ka cilësuar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takimet me bazën para protestës së 5 marsit.

Pas diskutimeve në kryesinë lokale, Kryedemokrati bëri të qartë se aksioni opozitar për largimin e Edi Ramës do të ndërthurë protestat qytetarë me shpalosjen e programit të PD për një Shqipëri Europiane.

Basha: Aksioni i radhës do të jetë ndërthurja e protestave të fuqishme qytetare, me shpalosjen e vizionit dhe programit tonë për një Shqipëri dhe një Lezhë të shpresës dhe të të ardhmes që i takon shqiptarëve dhe jo bandave të krimit.

Në takimin me dyer të Mbyllura, Basha mësohet se ka vlerësuar maksimalisht punën e Fran Frrokajt si kryebashkiak i Lezhës, duke dhënë një sinjal për ta rikandiduar për një mandat të dytë.

Por për të folur për vendoret, sipas Bashës ende ka kohë.

Do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet lokale?

Basha: Kemi kohë të flasim për të gjitha.