Në rrjetet sociale është paraqitur një fotografi ku Maja Ivanova, bashkëshorte e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov, shihet me mbulesë. Në këtë foto Ivanova është e shoqëruar nga djali i saj, kurse fotografia ka shkaktuar mos ndoshta ajo është bë myslimane.

Mirëpo komentues tjerë menjëherë më poshtë kanë sqaruar se bëhet fjalë për manipulim dhe për fotografi të prerë, shkruan “Lajm”. Është publikuar edhe fotografia e plotë, ku shihet se në fakt Maja Ivanova me mbulesë është paraqitur, kur ka shoqëruar bashkëshortin e saj në një pranim te Papa Francisko në Vatikan.