HALIM HYDA

Ditëve të fundit me të madhe bisedohet për koalicione të ndryshme, për bashkimin e votës së shqiptarëve, në Maqedoni në kontekst të bashkimit të opozitës shqiptare, me lista të përbashkëta.

Ide e qëlluar, por edhe obligim kombëtar, pa dyshim që ja vlen të ulen  dhe të bisedojnë dhe ti konkretizojnë të gjitha aktivitetet që duhet të dalin nga një marrëveshje e tillë.  Sa më parë partitë  të dalin publikisht me kontrata të nënshkruara  për marrëveshje  për  një bashkim ndërpartiak (me lista të përbashkëta).

Dikush në media e përmendi se edhe më 1998 PPD-PDSH bënë koalicion parazgjedhor me një listë të përbashkët. Por ai koalicion ishte mes dy partive të vetme shqiptare që ishin asaj kohe dhe nuk kishte tjetër parti-subjekt shqiptar në Maqedoni dhe të gjithë votat u mblodhën në një shportë.

PDSH përherë të parë arriti në (11 deputetë ti bëjë) dhe u avancua si subjekt serioz në mesin e shqiptarëve në RM (dhe me pjesëmarrjen e saj në qeveri me VMRO 1998-2002.

Të enjten e kaluar në Alsat-M “Rruga drejtë” dëgjova dhe pashë se Besa dhe LR PDSH janë larg bashkëveprimit, Besa thirrej me Këshillin mbipartiak ndërsa LR PDSH me Aleancën. Nëse janë  për lista të përbashkëta duhet të dalin nga vetja dhe të  prezantohen me raporte të njëjta, për të arritur në  unifikim të veprimit politik.

Në politike thuhet se nuk ka sinqeritet por ka interes në bashkëpunim ndërpartiak, interesi duhet të shtrihet në suaza të barabarta, dhe  të përputhet me vijën kombëtare .

Bashkim i tillë do të jetë edhe si motiv plus për ta ngritur interesimin për të dale popullata jonë në zgjidhje, pasi çdo ditë e më shumë me të madhe është duke rënë interesi për të dalë në votime.

Një opozitë e fortë i ndihmon vetes një ditë me qenë sa më afër fitores, për t,i fituar zgjedhjet në kampin shqiptar, por edhe partisë aktuale BDI-së i ndihmon të jete më serioze në veprim dhe më e fortë dhe më këmbëngulëse në realizimin e programit të saj  që ka të bëjë me interesin e përgjithshëm kombëtar.

Paraqitjet e rregullta të z. Menduh Thaçi për bashkëveprim me partitë e reja, nëse jo edhe me BDI-në, nëse janë të sinqerta, duhet  analizuar dhe të fillohet sa më parë në konkretizimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërpartiak.

Bashkimi ndërpartiak kërkon edhe mohim të subjektit që përfaqëson, kur bahet fjalë për bashkëveprimin e partive dhe subjekteve politike për ideale kombëtare  më të larta.

 

Bashkohuni rreth votës shqiptare.

Mësoni nga zgjedhjet e shtatorit të vitit 1998.

Nxirrni konkluzione nga zgjedhjet e kaluara, kur vota shqiptare u nda në shumë subjekte si përfunduan partitë e reja.