Partia e Ali Ahmetit do të jetë në stend-baj për kryqin në Butel të Shkupit. Kjo nënkupton se Bashkimi Demokratik për Integrim do të aktivizojë të gjitha masat që të pengojë ndërtimin e kryqit, nëse komuna vazhdon me punët ndërtimore.

Dhe, derisa kjo duhej të fitonte konfirmim nga Kryesia qendrore e BDI-së në Reçicë të Vogël, para MPB-së edhe dje protestuan qytetarë dhe kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski me kërkesë që policia të sigurojë lokacionin që të vazhdohet të ndërtohet kryqi, shkruan gazeta “Dnevnik”.

VMRO mbetet në pozicionin se negociata për kryqin me partnerin e koalicionit nuk ka, pasi ata nuk janë iniciatorët e ndërtimit të simbolit fetar dhe se nuk do të bisedojnë më emër të dikujt tjetër.

“Kryq në Butel nuk do të ketë dhe këtë e kanë të qartë të gjithë. Nuk ka marrëveshje se çfarë do të ndërtohet në rreth-rrotullimin. Nëse komuna vazhdon me punime, atëherë do të ketë probleme të mëdha. BDI është në stenda-baj. Presim. Nëse vazhdon ndërtimi i kryqit, atëherë në mënyrë institucionale do t’i përdorim gjitha masat që të pengojmë ndërtimin e saj”, ka thënë për “Dnevnik” një funksionar i lartë i BDI-së, duke shtuar se edhe krahas demantit të VMRO-së, bisedime me partinë e Nikolla Gruevskit ka dhe se ato zhvillohen në nivel të lartë.

Loading...