BDI do të garojë me kandidat të vetin në zgjedhjet presidenciale, shkruan Gazeta Lajm. Këtë e ka bërë të ditur zv/kryeministri Bujar Osmani, para pak çastesh. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të partisë. Osmani ka sqaruar se Kryesia ka autorizuar kryetarin Ali Ahmeti që në rast nevoje të mund të bisedojë me partitë tjera shqiptare për një kandidat të përbashkët apo edhe me partitë e komuniteteve tjera për një kandidat presidencial mbipartiak./ Gazeta Lajm

Loading...