Bashkimi Demokratik për Integrim i hedh poshtë si të pavërteta pretendimet për politizim të Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, apo për kinse kërcënimet gjoja ndaj disa studentëve gjatë shënimit të kësaj feste mbrëmë në Manastir.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk ka qenë prezent në koncertin e organizuar në Manastir, dhe nuk ka kurrfarë kuptimi që atij apo truprojeve të tij t’i mveshet diçka e paqenë.

Të gjitha këto pretendime i hedhim poshtë si të pavërteta dhe tendencioze, të cilat kanë për qëllim zbehjen e rëndësisë së madhe kombëtare që ka Festa e Alfabetit.