Bashkimi Demokratik për Integrim pritet që sot të jap detaje nga takimi i mbrëmshëm i kryesisë qendrore ku temë kryesore ka qenë problemi në Butel me vendosjen e kryqit. Nuk jepen detaje se çfarë është diskutuar në këtë mbledhje.

Por në orët e vona të natës, treshja e Çairit, Izet Mexhiti, Bekim Neziri dhe Nazim Bushi janë parë në një nga lokalet e Shkupit, ndërsa nuk dihet se cili ka qenë misioni i tyre dhe se çfarë është ndërmarrë lidhur me kryqin në Butel.

Nga kjo parti informuan se vendimet do të bëhen publike përmes komunikatës zyrtare. Derisa BDI kohë më parë kishte theksuar se ishte arritur marrëveshje për heqjen e kryqit, VMRO-DPMNE , kryetari i Butelit dhe Organizata Botërore Maqedonase janë këmbëngulëse se do të ketë kryq.