IBUSH JUSUFI

Kam informacione se zyrtarë dhe aktivistë të BDI-së kanë filluar t’i detyrojnë afaristët e Komunës së Sarajit, por edhe punëtorët e ndryshëm, rëndom administratorë, që të paguajnë për bustin e Isa Boletinit. Ndonëse vendosja e këtij busti është nder për Sarajin, është haraç i pastër që për monumente publike, që do të shiten si kontribut i Komunës dhe zyrtarëve të partisë në pushtet, të detyrohen afaristët dhe punëtorët. Atëherë humb arsyeja pse ne shqiptarët paguajmë taksa në këtë shtet. Nëse ky shtet ka mundësi të ndajë gati 1 miliardë EURO për kuaj e gomarë në sheshin “Makedonija”, është krejt e pakuptimtë që për monumente të kulturës shqiptare, të mblidhen para në hasër. A jemi ne popull privat që duhet të paguajmë dyfish: në njërën anë zyrtarisht BDI-ja na detyron të paguajmë për Car Dushanin, ndërsa në anën tjetër na mbledh haraç për vendosjen e Isa Boletinit? Mirë se vjen Baca Isë në Saraj, por këta pisa dëshirojnë të vjedhin para dhe vota edhe përmes emrit tënd!

 

(Autori është koordinator i Lëvizjes Besa, Saraj)