Institucionet duhet të veprojnë, ndërsa partia të reflektojë !

Bashkimi Demokratik për Integrim, fatkeqësisht është partia e vetme ndër shqiptarët në Maqedoni e cila po vuan thellë nga dhimbjet që po shkaktohen viteve të fundit në disa degë të sajë,duke përfunduar me plagosje të lehta e të rënda madje edhe me vrasje.

Gjithnjë po themi FATKEQËSISHTË, partia e cila vetpromovohet si vlerë kombëtare ,realisht një dekadë ndër shqiptarët shkakton DHIMBJE,depresion dhe mashtrime . Partia që vetproagonte se ska plumba për shqiptarët,fatkeqësisht shum plumba po harxhohen në mesin e strukturave të saja ,nga njëherë për zënka në ndarjen e ,,talleve,,e nga njëherë duke fetsuar ,,fitoret,, !

Madje edhe ngjarja dje në Çair përpak se tragjike, kërkon reagim të instituciove , për tu kuruar i plagosuri,për përgjegjësinë e aktorëve në incident ,dhe veprim të institucioneve për ti mundësuar kryetarit të Çairit të ushtrojë detyrën për të cilën është zgjedhur ,pa presione nga jashtë dhe mbrojtje nga dhuna eventuale.

Por krahas veprimit të institucioneve, me urgjencë duhet të reflektojë edhe partia, me një UDHËZIM veprimi njerzorë e korekt midis strukturave të sajë .

Këto janë dhimbje që i ndjejnë kudo shqiptarët në këto troje pavarësisht se a janë apo sjanë anëtarë e simpaatizantë të partisë tuaj. Kupolla e partisë duhet e para të reflektojë për të detektuar difektet,padrejtësistë dhe zullumin. Nëse ajo mbetet e heshtur , do të notohet kontributore për këta të këqija që po ndodhin .