Opinioni publik ishte dëshmitar që Arben Taravari publikisht deklaroi se kishte bërë gabime dhe kishte shkelur ligjin në procedurën për shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve në institucionet arsimore në Komunën e Gostivarit. Për këtë arsye edhe iu morrën kompetencat nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Me të kthyer kompetencat, Taravari vazhdoi me avazin e vjetër duke bërë gabimet e njëjta dhe kishte shkelur ligjin sërish. Taravari i cili e pranoi fajin publikisht, tani po përsërit të njëjtën gjë, duke lënë të kuptohet që këtë e bënë me vetëdije të plotë me qëllim që tu shmanget obligimeve ndaj shkollave dhe duke tentuar të paraqitet në opinion si viktimë e politikës, në rast se do t’i merreshin përsëri kompetencat.

Pasi i’u kthyen kompetencat, Taravari rikthen drejtorët që ushtronin funksion në shkollat e Gostivarit në kohën e Gruevskit, riemëroi sërish drejtorë kuadro që vlejnë si ushtarë partiak të tij pa konsultime paraprake me Këshillat drejtuese të shkollave,

Taravari publikisht kërkonte të përzgjidhje drejtorë meritorë me konsultim të ekspertëve, sektorit joqeveritar dhe mësimdhënësve. E pyesim publikisht Taravarin se ku dhe si i zbatoi këto kritare të meritokracisë ?. A vlejtën këto kritere kur emëroi drejtor një militant partiak në SH.F Bashkimi ?. E njëjta situatë paraqitet edhe në institucionet e tjera arsimore, prandaj e pyesim Taravarin se cilat nga këto kritere përveç përkatësisë partiake i plotësuan këto kuadrot që ai i emëroi për të udhëhequr me shkollat dhe arsimin në Komunën e Gostivarit ?

Por e vetmja e mirë në të gjithë këtë situatë qëndron në faktin që opinioni publik tashmë e ka kuptuar lojën e tij, manipulimet dhe mashtrimet që plason në opinion vetëm e vetëm për tu paraqitur si viktimë dhe i pafajshëm për dështimet e njëpasnjëshme që është duke i bërë si Kryetar komune.