Presidenti i Këshillit Evropian, Dolad Tusk shpreson se kryeministrja britanike, Theresa May do të shkojë të enjten në Bruksel me “sugjerime realiste” për mënyren sesi të gjendet një rrugëdalje nga bllokada rreth Brexitit.

Tusk tha se BE-ja nuk do të rihapë marrëveshjen tashmë të dakorduar të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Tusk, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, përsëriti qëndrimin e Bashkimit Evropian, që masa mbrojtëse në kufirin irlandez duhet të mbetet.

“Po pyesja se si duket një vend i caktuar në ferr, për ata që e promovuan Brexitin, pa patur më parë ndonjë plan për mënyrën se si ta bënin atë në mënyrë të sigurt”, tha Tusk.

Ndërkaq kryeministri irlandez tha se marrëveshja e Brexitit të cilën e hodhi poshtë parlamenti britanik ka qenë “më e mira e mundshme”.

Loading...