Bashkimi Evropian të martën votoi për vendosjen e sanksioneve ndaj Shërbimit të Intelegjencës iraniane dhe dy qytetarëve iranian, pas akuzave për komplote të sulmeve në Danimarkë dhe Francë.

Sanksionet u miratuan në mbledhjen e ministrave të Këshillit të BE-së, ndërkaq vendimi pritet të bëhet publik gjatë ditës së mërkure.

Emrat e dy qytetarëve iranianë nuk janë bërë të ditur.

Vendimi ndërmerret pasi ministrat e rishikuan listën e terroristëve, që përfshinë organizata dhe individë, asetet e të cilëve janë bllokuar nga ana e Bashkimit Evropian.

Kjo listë e BE-së, e vendosur pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, përfshinë edhe pesë iranianë, shkruan REL.

Diplomatët francez dhe danez, i informuan homologët e tyre evropianë, në dhjetor, për pretendimet e komploteve iraniane ndaj vendeve të tyre.

Franca e akuzon Iranin për komplotin e vendosjes së një makine bombë, në një tubim afër Parisit, të grupit opozitar iranian.

Në tetor, policia daneze akuzoi Teheranin për planifikim e vrasjeve në Danimarkë të pjesëtarëve të grupeve opozitare iraniane në ekzil.

Loading...