Komisioni Evropian nuk ka dashur ta komentojë pjesëmarrjen e ministrit austriak të Punëve të Jashtme, Sebastian Kurc, në mitingun partiak të VMRO-DPMNE-së dhe takimin shtetëror me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, njofton Portalb.mk.

Brukseli thotë se qëndrojnë pas deklaratës së 18 nëntorit, të cilën e ka dhënë ambasadori, Samuel Zhbogar dhe ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së në Maqedoni.

Euroambasadorët dhe eurodiplomatët atëherë në deklaratën me shkrim theksuan se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mundësi që vendi të nisë një fillim të ri dhe janë mundësi për qëllime strategjike dhe kthimin e vendit drejt udhës euro-atlantike. Ata i thirrën liderët e partive politike dhe partitë pjesëmarrëse në zgjedhje ta riafirmojnë dhe ta demonstrojnë përkushtimin e tyre drejt demokracisë, zgjedhjeve të besueshme, sundimit të ligjit, ta zbatojnë fushatën pa kryer frikësime dhe dhunë, të cilat nuk do të nxisin tensione ndëretnike dhe të njëjtët apeluan që shteti të ndahet nga partia.

“Ne presim fushatë ku partitë do të prezantojnë vizionet e tyre për vendin. Të ardhmen ne e shohim në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike. Për këtë ne presim angazhim për reforma serioze dhe të sinqerta pas zgjedhjes së Qeverisë së re, që do të ndjekë reformat urgjente prioritare të një viti më parë”, tha euroambasadori.

Zhbogar gjithashtu tha se e mbështet punën e saj, gjë që duhet ta bëjnë edhe partitë politike.

Loading...