Këngëtarja e famshme shqiptare është shprehur shumë e zhgënjyer për faktin se një nga këngët e saj më të famshme dhe që theu rekorde nuk u vlerësua nga asnjë festival.

Bëhet fjala për Bebe Rexhën dhe këngën e saj “Meant to Be”, e cila qëndroi për rreth 35 javë në vendin e parë në tabelën e “Billboard Hot” në kategorinë e këngëve country.

Por mesa duket, mosvlerësimi i kësaj kënge nga eventet e mëdha muzikore ka zhgënjyer këngëtaren me origjinë shqiptare.

“Të gjithë më thonë sesa rekorde ka thyer ‘Meant to be’ dhe sesa e meritonte një çmim. Por ne humbëm në CMA, Billboard, Vma dhe Grammy. Një hiç. Dhe mendova se çfarë tha Drake: Ti ke fituar nëse njerëzit këndojnë këngën tënde fjalë për fjalë”, shkruan Bebe në një postim në “Twitter”.

“Ndihem si fituese. Jam gjallë dhe gati për të bërë më shumë muzikë”, shtoi ajo në postimi e radhës në “Twitter”.

Loading...