Ziadin Sela

Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Kryetari i Aleacës, Ziadin Sela priti në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Tij, Xhes Bejli.
Takimi u realizua sipas agjendës së Ambasadorit Bejli para largimit të tij nga pozita e Ambasadorit në Maqedoni.
Gjatë takimit miqësor, qendër e bisedës ishte situata aktuale politike, planet e ASH-së për të ardhmen, si dhe vendimet e fundit politike me rastin e ndryshimeve kushtetuese, ndryshimin e emrit dhe së fundi nënshkrimi i Protokolit për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ambasadori përshëndeti qëndrimin konstruktiv të Aleancës për Shqiptarët gjatë gjithë procesit, prej te hapja e Kushtetutës dhe deri në nënshkrimin e Protokollit.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në takim u shoqërua nga Kryetari i Degës së Strugës, Imer Imeri dhe Kryetarja e Asamblesë së Gruas në Strugë, Premtime Zylali.

Loading...