Ali Ahmeti së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti, sot, shpallën qytetare nderi të Çairit zonjën Hanife Malaj, bashkëshorten e heroit, revolucionarit, simbolit të rezistencës për pavarësinë e Kosovës, të madhit Rexhep Malaj, shkruan “Lajm”.

Hanife Malajt i është ndarë ky titull në kohën kur fushata jozyrtare parazgjedhore në Maqedoni ka hy në fazë intensive, me çka krijohen dyshime se titujt e këtillë ndahen me qëllime propagandistike. Një dukuri të tillë e ka kritikuar ashpër edhe vetë nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.

“Dëshiroj të them se nuk është e hijshme dhe njerëzore që të bëhet politikë me dëshmorët e kombit. Ka politikanë që përmes manipulimeve të tilla mundohet të përfitojnë dhe të bëjnë karrierë politike për qëllim dhe interesa personale. Me këto politikanë kombi jonë nuk mund të ece përpara”, ka thënë Bejta.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në korrik të vitit 2015, duke shënuar 18 vjetorin e ngjarjeve të lavdishme të Gostivarit në vitin 1997. Mirëpo duke pasur parasysh se bëhet fjalë për politikan serioz dhe parimor, jemi të sigurtë se mesazhi i Bejtës përmban karakter universal, respektivisht u është dedikuar edhe bashkëpartiakëve të tij, e jo vetëm kundërshtarëve politikë, shkruan “Lajm”.

Loading...