Autoritet e Belgjikës kanë arrestuar edhe një të dyshuar për sulmet terroriste në Paris në nëntor të vitit 2015, bëri të ditur gazeta belge “Dernier Er”.

Sipas gazetës, bëhet fjalë për Mohamed E, i cili është arrestuar para festave të Krishtlindjeve dhe është i akuzuar për “pjesëmarrje në aktivitete të grupit terrorist”.

Autoritetet belge vlerësojnë se i akuzuari ka ndihmuar në sigurimin e pushkëve automatike të cilat ishin përdorur në sulmet në Paris, gjatë së cilave humbën jetën 130 persona.

Mohamed E, lidhet me Mohamed Bakalli, i cili iu ka siguruar automjete terroristëve nga sulmet parisiene. Bakalli ishte arrestuar në Belgjikë dy javë pas sulmeve.

Shumë persona të përfshirë në sulmet e Parisit me origjinë nga Belgjika dhe një pjesë e tyre kanë ndihmuar edhe në organizimin e sulmeve në Bruksel në mars të vitit 2016.