Ndërkohë që qyteti i Brukselit ishte i bllokuar në prag të Vitit të Ri për shkak të rrezikut në rritje të terrorizmit, kjo nuk e ka penguar një bandë të rinjsh të vandalizojë një pemë Krishtlindjesh në zonën e Anderlehtit në qytet, duke shkaktuar frikë dhe zemërim tek banorët.

Një video e incidentit, e cila është postuar gjërësisht në mediat sociale, tregon disa të rinj që rrethojnë një pemë  Krishtlindjesh para se t’i vënë zjarrin me atë që mendohet se është një bombë benzine.

E zbukuar me drita, pema menjëherë është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarrvënësit ikën. Disa prej tyre thërrisnin “Allahu Ekber”, që do të thotë se “Zoti është i madh” në gjuhën arabe.(syri.net)

Screenshot_5

Videoja është e dukshme, e qartë, e filmuar pranë stacionit të metrosë Klemenklau, ku gjithashtu një grup të rinjsh, mundët të njëjtët, shtynë një makinë poshtë shkallëve të stacionit atë natë.

Një person i dyshuar u arrestua për këtë incident me makinën, sipas medias lokale HLN.

 

https://www.youtube.com/watch?v=r9s-1ua_4YI