Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti pritet të transferohet në Besiktas, për ta mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i yllit portugez Pepe.
Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Atalantës, është nën “radarët” e gjigandëve turk të Beshiktashit.

Këta të fundit kërkojnë 2 mbrojtës në merkato dhe shikojnë shqiptarin si zëvendësuesin perfekt të Pepes, pas largimit të këtij të fundit. Lajmi bëhet i ditur nga “Fotospor” ku thekson se edhe Demagoj Vida është drejt largimit.

Agjenti i futbollistit ka pasur një takim me drejtuesit turq.