Ish-kryeministri Sali Berisha, ka kërcënuar publikisht pasardhësin e tij Edi rama që të largohet sa më parë për t’i kthyer lirinë shqiptarëve.

Berisha nuk ka komentuar një krahasim të protestave të fundit të opozitës me ngjarjet e vitit 1997, por ka shpjeguar: “Një protestë e jashtëzakonshme, një sukses i revolucionit që po çmonton kakistrokracinë çdo ditë. Ai le të shkojë, Rama nuk i mashtron dot italianët, – tha Berisha ndërsa ecte drejt selisë së PD, duke iu referuar vizitës së kryeministrit në vendin fqinj. – Ne po tentojmë t’i kthejmë lirinë shqiptarëve, Rama i ka kohërat e numëruara, bën mirë mirë të ikë ditën, se ikja natën nuk dihet si përfundon. Ikja natën është e tmerrshme për të”.

Më pas, Berisha tha se është lidershipi i opozitës që i përcakton protestat, pasi sipas tij “revoltat kanë pushtuar zemrat e shqiptarëve, edhe kakistrokaratët janë drejt fundit të tyre. Sot jam në formë të mirë? Edhe me gaz jam në formë unë…”, – shtoi ai, duke iu referuar gazit lotsjellës të hedhur nga policia në protestat e fundit.