Ushtarët e Serbisë do të mund të hyjnë në Kosovë vetëm në rast të ndonjë stërvitjeje në kuadër të ushtrimeve të përbashkëta të organizuara nga Aleanca veriatlantike NATO, ku pjesëmarrëse do të mund të jenë edhe shumë shtete të tjera të rajonit.

Ejup Berisha

Kosova e fitoi Ushtrinë por e humbi Serbinë. Hahaha. Jo, jo kërkoj falje pra me qëllim që të moskeqkuptohem dhe për te qenë më i saktë Serbia kurrë nuk e ka pasur Kosovën, e as kjo e fundit ka dashur ndonjëherë të jetë pjesë e saj, por Serbia përherë e ka okupuar Kosovën me dhunë duke e trajtuar atë si pjesën e saj gjë që nuk është e vërtetë. Këtë gjë e dine shumë mire edhe vetë serbët por nuk duan ta pranojnë hapur këtë realitet të pakontestueshëm. Askush nuk mund ta posedoj askënd përpos nëse dikush ka dëshirë dhe vullnet që ti nënshtrohet dikujt vetë. Edhe Kosova asnjëherë nuk ju nënshtrua Serbisë por gjithmonë e ka refuzuar, e refuzon dhe do ta refuzojë shtetin fqinj të saj në territorin e saj. Tani që Kosova është bërë shtet prezenca e Serbisë në Kosovë më është një mision i pamundur. Posaçërisht me formimin e ushtrisë ky mision është bërë jo vetëm se i pamundur por edhe absurd. Formimi i ushtrisë i ka forcuar themelet e shtetësisë se Kosovës. Pra është mu Serbia ajo e cila përfundimisht e ka humbur djepin e saj të fëmijërisë Kosovën. Edhe pse ajo akoma po i mbanë të gjalla ëndrrat bindjet dhe shpresat e gabuara se një ditë do të mund të rikthehet në Kosovë si një prej dëshirave të saj shumë të mëdha por fatkeqësisht në këtë jetë dëshirat e mëdha mbesin përherë të parealizuara. Mbajtja gjallë e ëndrrave për djepin e fëmijërisë flet për papjekurinë e Serbisë dhe paaftësinë e saj që ta kuptojë realitetin absolut dhe objektiv se ajo përfundimisht e ka humbur Kosovën. Kjo bindje e mbrapsht ja gati njëzet vite po e mbanë Serbinë në fazën e adoleshencës së stërzgjatur. Serbia nuk do të mund të kthehet më në Kosovë për shumë arsye ndërsa këtyre arsyeve tanimë u shtohet edhe një e ajo është se Republika e Kosovës tanimë është subjekt shtetëror me ushtri e cila është e ngarkuar me obligimin që të përkujdeset për mbrojtjen e tërësisë territoriale si dhe të sovranitetit si dhe të integritetit territorial të shtetit të Kosovës. Pra nëse deri tash Republika e Kosovës llogaritej si subjekt shtetëror pa ushtri tani e tutje ajo e ka edhe strukturën e domosdoshme mbrojtëse të saj Ushtrinë. Ndërsa Serbia mund të vazhdoj të shoh ëndrra dhe në këtë veprim atë askush nuk mund dhe nuk guxon që ta ndalojë. Ajo pra këtë mund ta bëj sy hapur por edhe symbyllur por rikthimin e ka shumë tepër të vështirë. Apo të paktën ajo do të mund të kthehet në territorin e shtetit të Kosovës vetëm nëse i vret të gjithë pjesëtarët e Armatës së Republikës së Kosovës. Apo, ushtarët e Serbisë do të mund të hyjnë në Kosovë vetëm në rast të ndonjë stërvitjeje në kuadër të ushtrimeve të përbashkëta të organizuara nga Aleanca veriatlantike NATO, ku pjesëmarrëse do të mund të jenë edhe shumë shtete të tjera të rajonit.