Dje (e diel) në sallën e sporteve të shkollës së mesme “Zef Lush Marku” në Shkup u zhvillua kampionati i Maqedonisë në xhudo në konkurrencën e seniorëve. Garuesja e klubit të xhudos, Ippon nga Shkupi, Berna Sherifovska u shpall kampione e Maqedonisë për seniore, për herë të pestë radhazi, duke triumfuar në kategorinë deri -63kg.

Në finale, ajo fitoi ndaj Angela Stavreva nga klubi i xhudo Mioki, kurse para finales i pati edhe dy luftëra.

“Jam shumë e lumtur për suksesin e arritur. Për herë të pestë radhazi fitova titullin e kampiones. Pata tre luftëra të cilat arrita ti fitojë dhe jam shumë e kënaqur me rezultatin në këtë kampionat shtetëror”, deklaroi kampionia e re në xhudo, Berna Sherifovka për Lajm.