Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha sot se shpreson që taska e vendosur nga Kosova mbi mallrat serbe do të shfuqizohet shpejt.

Ajo poashtu ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka dhënë sinjale për të besuar në të dhe se “do të përmbushë atë që premtoi deri më tani”.

Shefja e ekzekutivit serb i bëri këto deklarata derisa komentoi mundësinë që çështja e pezullimit të taksës të vendoset në rend dite në mbledhjen e Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbrëmë është shprehur sërish kundër heqjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake.

Deklarata u bë pas një takimi joformal të udhëheqësve të institucioneve kosovare të martën në mbrëmje.

Takimi në fjalë u mbajt disa orë pasi zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara, përmes një letre drejtuar presidentit, Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, shprehën zhgënjimin e tyre lidhur me mospezullimin e taksës doganore, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Loading...