Pas akuzave të përfaqësuesit të Lëvizjes BESA në Strugë, drejtuar Ziadin Selës, tashmë zyrtarisht ka reaguar edhe dega e këtij subjekti në Llabunishtë, e cila ka mbrojtur qendrimin e Abduramanit.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë:

Lëvizja Besa Labunishtë reagon për komentet e Selës në lidhje me harxhimin e parave të buxhetit për Vitin e Ri Këtë fundjavë kishim mundësi që përmes rrjeteve sociale ta ndjekim polemikën mes përfaqësuesit të Lëvizjes Besa në Strugë, Riat Abduramani dhe kryetarit të Komunës së Strugës Ziadin Sela lidhur me transparencën e harxhimit të mjeteve buxhetore të Komunës së Strugës.
“Nuk mund të qëndroj indiferent dhe të mos i tregoj konstatimet dhe vërejtjet e mia dhe në të njëjtën kohë edhe zhgënjimin tim nga përgjigjja e kryetarit të komunës së Strugës për kërkesa legjitime (provokime) nga përfaqësues të partive opozitare ose qoftë edhe nga qytetarët e thjeshtë të komunës së Strugës. Zotëri kryetar e drejta juaj është si do ta shpenzoni të ardhurën tuaj si kryetar i komunës së Strugës dhe për ketë nuk kemi ndërmend tu pyesim, por harxhimi i mjeteve buxhetore duhet të jetë transparent dhe për këtë duhet të jepni llogari. Çfarë ka më legjitime nëse ju pyesim për 50.000 eurot të ndara për festimin e festave të fund vitit kur të gjithë ne dhe ju e dimë se Frengova, Oktisi dhe Struga për shkak të mungesës së klorit pijnë ujë të ndotur dhe me bakterie. Çfarë do të ishte më legjitime nëse pikërisht për shkak të mungesës së atyre 50.000 eurove Llabunishta dhe banorët e saj 5 muaj nuk kanë ujë të pijshëm. Përgjigjja juaj se z.Riat Abduramani nuk ka asgjë kundër harxhimit të parave por është kundër festimit të Vitit të Ri përshtatet shumë mirë me portfolion tuaj shpirtërore. Por duam tu këshillojmë: e drejta juaj legjitime është t’i festoni festat e fund vitit, krishtlindjet bilës edhe nëse doni mund të festoni shën.Nikollën, në atë këndvështrim nuk duam tu përzihemi, por nëse bëni festë me mjetet buxhetore të arkëtuara nga qytetarët për atë e keni patjetër të jepni llogari! Dhe vërejtja juaj e fundit drejtuar z.Riat Abduramanit se më mirë e kupton gjuhën arabe se sa gjuhën shqipe do të duhet tu përgjigjem, nuk e di nëse z.Riati përveç gjuhës shqipe e njeh edhe gjuhën arabe, por nëse e njeh ai personalisht dhe posaçërisht ne miqtë e tij duhet të jemi krenar për këtë gjë. Por, Çfarë bëjmë me ju z. Kryetar dhe të tjerët ngjajshëm si ju që përveç gjuhës shqipe, gjuhën sërbe e keni më të lehtë për ta komunikuar”- shkruhet në reagimin e Lëvizjes Besa në Labunishtë.