Besar Iseni nuk është më pjesë e Vardarit. Ai nuk ka udhëtuar me skuadrën në përgatitje në Antalia dhe sipas mediave maqedonase ai ka shkëputur kontratën me kuqezinjtë nga Shkupi, dhe mund të kërkojë klub të ri. Isenit rrallë herë iu dha rasti në ekipin e parë, por edhe lëndimi e kishte larguar nga terrenet e futbollit. Jozyrtarisht mësohet se Iseni do të kthehet te Shkupi, prej nga erdhi te Vardari në vitin 2017./lajm