Përfaqësuesi i BDI-së Blerim Bexheti në emisionin Click Plus në TV21, ka folur për takimin mes Zaevit dhe Mickoskit, ndërsa pjesë e takimit nuk kanë qenë përfaqësues shqiptar, mes tyre edhe Ahmeti.

“Nuk ka qenë ndonjë temë që mund të jetë përjashtues. Gjithçka që është bërë në Maqedoni pa shqiptarët dhe përfaqësuesin legjitim në këtë rast, z Ahmeti nuk ka ndodhë asnjë ndryshim. Ky propozim është i përbashkët mes LSDM-së dhe BDI-së si dy parti dominonte kryesore në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Bexheti ku temë e debatit ka qenë fati i Speciales me propozim- ligjin e ri.