Genc Kalemler është gati për fillimin e sezonit pranveror në ligën e dytë të Maqedonisë në futboll. Kështu deklaroi trajneri Biroll Topciu gjatë një interviste për gazetën Lajm. Sipas tij, Genc Kalemler në fund të kampionatit do të renditet në mesin e pesë skuadrave më të mira.

Sa jeni të kënaqur me përgatitjet, a ka rrjedhur gjithçka sipas planit të paraparë?
Biroll Topçiu:Jam shumë i kënaqur prej përgatitjeve. Kemi pasur kushte profesionale për punë, duke punuar maksimalisht gjatë gjithë fazës përgatitore. Gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë.

A është skuadra e gatshme për sezonin pranveror?
Biroll Topçiu:Skuadra tani është ‘hazër’ për sezonin pranveror dhe mezi presim të fillojë.

Keni zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese. Sa jeni të kënaqur nga rezultatet dhe formën e lojtarëve?

Biroll Topciu:Kemi zhvilluar disa ndeshje kontrolluse në Antalia, kurse edhe pas kthimit në Gostivar vazhduam me miqësore ndaj Goblenit dhe Bregallnicës. I fituam të dyja ndeshjet, edhe pse lojtarët ishin të lodhur nga udhëtimi, dhe stërvitjet në Turiq. Megjithatë, edhe në Antali falë zotit nuk patëm lëndime.

Keni sjell edhe ca përforcime në skuadër. Çka pritni nga ata në sezonin pranveror?

Biroll Topçiu: Kemi pesë përforcime. Jam i kënaqur me angazhimin e tyre si dhe me pritjen e ngrohtë që ia kanë bërë bashkëlojtarët.

Cilët janë qëllimet e skuadrës në sezonin e dytë?
Birol Topçiu: Qëllimi ynë mbetet ai I fillimit të kampionatit, pra të mbesim në ligë.

Kush janë konkurrentët e skuadrës suaj?
Biroll Topçiu:Konkurrentët tanë janë tetë ekipe, ndërsa jo vetëm dy skuadrat që kanë pikë më shumë se ne.

Ku e shihni ekipin tuaj në fund të kampionatit?
Biroll Topçiu:
Në fund të kampionatit mendoj se skuadra e Genc Kalemlerit do të renditet në vendin e katër ose pestë.