Rrjeti i prostitucionit, që ofronte edhe eskorta për biznesmenët, që u godit mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Tiranës, mbahej nën vëzhgim prej disa javësh.

Nga informacionet operative ishte mësuar se takimi i radhës së dy prej vajzave që ushtronin prostitucion, me dy biznesmenët turq, do të kryhej në fundjavë në një prej hoteleve me 5 yje pranë qendrës së Tiranës.

Gjatë hetimeve Policia zbuloi se për ushtrimin e prostitucionit biznesmenët, kryesisht shtetas turq, nuk preferonin motele apo hotele të dorës së dytë. Ata gjithmonë rezervonin dhoma në hotelet luksoze me 4 apo 5 yje, brenda në qytetet Tiranë e Elbasan, por edhe në zona periferike mes dy qyteteve.

Për një natë me një klient, vajzat paguheshin nga 100 euro. Ndërsa në raste orgjish, ato paguheshin nga 200 euro. (Panorama)

Loading...