Blen shtëpi dhe gjen plot 40.000 euro të fshehura në oxhak. Por ai nuk e mban dot sekret dhe vendosi t’i dhurojë për bamirësi. Kjo i ka ndodhur në Norvegji një ndërmjetësi të ri të pasurive të patundshme, 27-vjeçarit Vemund Thorkildsen, bën të ditur “SYRI.net”.

Burri, rreth dy javë më parë, pasi ka blerë një apartament, merr me vete një mik për një vizitë në shtëpinë e rij të re. Dhe, ndërsa ata përpiqen të kuptojnë se nëse oxhakun në sallon mund ta zhvendosin në një dhomë tjetër, ngritën një panel guri dhe, për habinë e tyre, gjetën një zarf të fshehur me gati 350.000 korona nnë kartëmonedhat norvegjeze (rreth 40 mijë euro).

“Në fillim nismat ë festonim sikur të kishim fituar lotari”, ka thënë Thorkildsen. “Por pastaj mendova se këto para nuk ishte të miat”. I riu kishte blerë banesën nga një Fondacioni Norvegjez për Kërkime mbi Kancerin (Kreftforeningen) dhe kështu ka vendosur të dhurojë të gjitha paratë pikërisht këtij fondacioni. Sigurisht, “do të ishte e bukur të shkonim me pushime”, shtoi ai duke qeshur. “Por ato para nuk ishin të miat dhe do të ishte më mirë të përdoreshin për diçka të mirë, si studimet kundër kancerin”, raporton SYRI.net.

Pasi historia është raportuar nga gazeta norvegjeze Dagbladet, Thorkildsen ka qenë i mbytur me telefonata, mesazhe dhe komplimente në rrjetet sociale nga miqtë e tij, por edhe nga të panjohur. “Shumë njerëz thonë se ai do të kishin bërë të njëjtën gjë, që kam bërë unë dhe kjo është e bukur ta dëgjosh”, tha i riu. “Kjo ju jep besimin në njerëzimin”.

Vemund Thorkildsen duke numeruar parateVemund Thorkildsen ben nje foto me parate e gjetura