Kandidati i pavarur shqiptar për president, Blerim Reka i përkrahur nga opozita shqiptare ka përcjellë mesazhe faleminderimi për përkrahjen masive. “Të nderuar qytetarë, ju faleminderoj nga zemra për përkrahjen, e cila vetëm e përforcoj bindjen time për vendimin e drejtë, për tu kandiduar për president.”, ka theksuar profesor Blerim Reka.

Ai ka ftuar për aktivizim për mbledhjen e nënshkrimeve.
“Ju ftoj që po këtë entuziazëm mbështetës ta dëshmoni edhe gjatë ditëve në vijim me nënshkrimet tuaja për kandidaturën time.Zyrat e mbledhjes së nënshkrimeve do të hapen nesër (E diel, 3 Mars 2019) nga ora 09.00 në qendrat rajonale të Komisionit Shteteror Zgjedhor: Bërvenicë, Bogovinë, Butel, Çair, Çashkë, Çuçer Sandevë, Dibër, Dollnen, Gazi Babë, Gostivar, Haraçinë, Jagunovcë, Kërçovë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Ohër, Petrovec, Prespë, Saraj, Shutorizare, Sopishtë, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Veles, Vrapçisht, Zelenikovë, Zhelinë. Ju lutem, letërnjoftimet ti keni me vete., ka theksuar Reka. (INA)