Kandidati i pavarur shqiptar për president Blerim Reka ka arritur që të grumbullojë nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën për president, mëson INA. Sic bëhet e ditur janë grumbulluar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme pas aktivizimit masiv të strukturave dhe anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA.

Mbledhja e nënshkrimeve të nevojshme pritet që të konfirmohet zyrtarisht edhe nga ana e shtabit të kandidatit Reka.
Kuvendet Qendrore të Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, ditë më parë vendosën që të përkrahin kandidaturën e profesorit Blerim Reka. Deri tani nënshkrimet i kanë grumbulluar edhe dy kandidatët e tjerë si Gordana Siljanovska – Davkova nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski, kandidati i mbështetur nga partitë në pushtet. (INA)