Blerim Reka mblodhi nënshkrimet për kandidaturën për president

Profesori, Blerim Reka, ka mbledhur nënshkrimet nga qytetarët për tu kandiduar për president në zgjedhjet e ardhshme. Nga selia e tij kanë thënë se në më pak se 15 orë janë mbledhur mbi 11 000 mijë nënshkrime.

“Kandidati i pavarur, prof. D-r. Blerim Reka, tash edhe oficialisht është kandidat në zgjedhjet presidenciale në R. Maqedonisë së Veriut. Duhet të theksohet se në më pak se 15 orë, Rekën e kanë përkrahur mbi 11 000 mijë qytetarë, të cilët e konfirmuar përkrahjen e fuqishme për kandidimin e tij. Ju falënderohem strukturave të partive politike, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa për kontributin dhe përkrahjen në gjithë këtë proces, në mbledhjen e nënshkrimeve. Falënderohem të gjithë qytetarëve për përkrahjen e tyre: Në përkushtimin tuaj, e gjejmë guximin tonë” kanë theksuar nga atje.