Universiteti i inxhinierisë në Padova, radhitet ndër universitetet më të mira në Itali dhe Evropë. Në këtë universitet studiojnë edhe studentë shqiptarë, por në mesin e tyre dallohet Bleron Preniqi nga Prishtina. Ai është studion inxhinierinë e mekanikës, ku ka treguar rezultate të jashtëzakonshme.

Falë rezultateve të arritura ka marrë oferta nga gjigantët e automobilizmit në Itali, si Fiat dhe Ferrari, por i ka refuzuar. Në intervistën për Lajm.tv, ai tregon shkaqet pse ka refuzuar këto gjigantë, duke theksuar se ëndërr e ka të punojë për fabrikën e njohur gjermane të veturave, Porshe.

Shkaku i parë janë kushtet më të mira te gjiganti gjerman, kurse shkaku i dytë është familja që jeton afër Shtutgarit. Gjasat për tu pranuar në këtë kompni janë të mëdha dhe përgjigjen e pret brenda javës.

Bleroni është një nga studentët më të mirë në këtë fakultet, ku specializimin, respektivisht vitin e pestë të studimeve arrijnë ta kryejnë më pak se 10 për qind e atyre që regjistrohen në vit të parë.

Ai jo vetëm që po i afrohet fundit të studimeve, por ato do ‘ti përfundojë me notën maksimale 110. Ai është duke u profilizuar në prodhimin e veturave elektrike, dhe veçmë ka arritur sukses, duke u bë pjesë e ekipit universitar që ka prodhuar bolid me rrymë për garat e Formulës.

Edhe pse ka dëshirë që njohuritë e tij t’i sjellë në vendlindje, për momentin Bleroni nuk vëren ndonjë mundësi të tillë. Jo vetëm Kosova, por mbarë Ballkani ende kanë kapacitete mjaft të kufizuara në këtë sferë, ku talentët e rinj do të kishin mundësi të vijnë në shprehje. Shpreson se me kalimin e kohës gjërat do të përmirësohen.