Persona të moshuar nga Kosova japin para të majme për t’u martuar me femra të reja nga Shqipëria. Rexhep Kastrati nga Zatriqi i Prizrenit thotë se ka paguar 3 mijë euro për një grua nga Malësia e Madhe. Ai Thotë se ka paguar për një nuse 35 vjeçe, por ia sollën një 19 vjeçare ndërsa ai ishte 61 vjeç.

Pas luftës, Rexhep Kastratit nga Zatriqi i Prizrenit i vdiq gruaja dhe i la 15 vajza. Meqë nuk kishte djalë, ai vendosi që të kërkojë një grua nga Shqipëria. Gjeti disa lidhje dhe i kërkuan 3 mijë euro, siç kishte kërkuar ajo 35-vjeçare, kurse vetë kishte 61 vjet.

Ndërkohë, në shtëpi atij i erdhi një nuse 19 vjeçare, por meqë i kishte dhënë paratë nuk kishte mundësi ta kthente. Djalin, Diamantin e ka 4 vjeç, dhe nuk dëshiron ta lë pa vëlla. Gruaja e tij, Valentina, është e lumtur me jetën me plakun 71-vjeçar. 12 vajzat e tij janë të martuara dhe tashmë ai ka mbi 50 mbesa e nipa.

Loading...