Bojamin Musli nga fshati Svillare e Epërme Komuna e Sarajit, magjistroi me një mesatare të lartë prej 9,8 në Fakultetin Juridik, në suaza të Universitetit FON. Në prani të një publiku të gjerë, Bojamin Musli e mbrojti me sukses temën e magjistrurës me titull “Kompetenca ligjvënëse e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe procedura e miratimit të ligjeve”, me ç’rast mori titullin Magjistër i Shkencave Juridike nga lëmia e së Drejtës Kushtetuese. Mentor i tij ishte kishte ekspertin e së Drejtës Kushtetuese Prof. Dr Bajram Pollozhani ish Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, si dhe dy anëtarët tjerë të komisionit si Prof. Dr Osman Kadriu ish Gjyqtar dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe Doc. Dr Mitasin Beqiri ish drejtorë gjeneral i burgjeve të Republikës së Maqedonisë. Ata i bënë vlerësim të lartë mënyrës se si është shtjelluar tema nga kandidati Bojamin Musli.

Loading...