Reshjet e dendura të borës të cilat kanë rënë gjatë ditës së sotme kanë bërë që disa nga rrugët e kryeqytetit të bëhen vështirë të kalueshme.
Edhe pse vazhdimisht është proklamuar se të gjitha rrugët janë të hapura dhe të kalueshme, një gjë e tillë duket se nuk ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia” në lagjen Veternik të Prishtinës.

Sipas pamjeve të dërguar nga një qytetar shihet se rruga “Ali Vitia” në lagjen Veternik nuk është e pastruar nga bora.

Po ashtu shihet vështirësia që e kanë veturat të ngjiten në këtë rrugë të mbuluar nga bora. /Kallxo

Loading...