boraNjë korridor dëbore afërsisht 160 kilometra, që nis nga veri-perëndimi i Skocisë i shtrirë deri në juglindje të Anglisë, shënoi edhe dëborën e parë që mbuloi Londrën për këtë sezon dimëror.

Londinezët janë zgjuar të rrethuar nga bora, trashësia e së cilës arrin deri në 4 cm. Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit për të qenë më të kujdesshëm në bazë të kategorive të rrezikut që u kanoset.

Sipas tyre, ekzistojnë tri nivele rreziku, duke nisur nga e verdha, portokallia dhe e kuqja që është më e rrezikshmja. E po ashtu drejtuesit e mjeteve kanë marrë sinjalin për të lëvizur me zinxhirë në këto kushte meteorologjike.

Bora po ashtu ka ndërprerë të gjitha udhëtimet në Gjermaninë Jugore, çka pritet të zgjasë deri në fundin e javës se ardhshme.

Meteorologët në vend thonë se një kombinim i ajrit të ftohtë dhe një sistem stuhish bore, janë duke ardhur akoma nga Deti i Veriut. Moti i keq ka shkaktuar jo vetëm ndërprerje të qarkullimit rrugor, por edhe vonesa, madje edhe anulime të fluturimeve ajrore në disa lande të Gjermanisë.

E po ashtu edhe Italia, kryesisht pjesa qendrore dhe jugore, janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore. Në fakt deri më tani, dimri ka qenë jashtëzakonisht i butë për vendin, krahasuar me vitet e tjera, kjo pasi disa ditë më parë në Sicili temperatura arriti në 20  gradë celsius. Por, këto temperatura pësuan një rënie drastike gjatë fundjavës.

Gjithashtu, lindja e Europës është mbërthyer nga reshje dëbore të cilat prej një jave vijojnë intensivisht, duke shkaktuar mbyllje të disa shkollave, bllokime rrugësh, madje edhe viktima si pasojë e te ashtuquajturit i ftohti siberian./Tch