Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa, në vendet më të larta në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit, vende-vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të “Rrugët e Maqedonisë”.
Të reshurat e borës me intensitet të ndryshëm vërehen në Kodrën e Diellit, Strazhë, Mavrovë, Gjavatë, Presekë dhe Krushevë, informon Lidhja auto-moto e Maqedonisë (LAMM).
Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 100-150 metra ka në Stracin. Nga ora 22:40 mbrëmë është normalizuar komunikacioni në aksin rrugor Kratovë-Probishtip, i cili për shkak të rëshqitjes në f. Shlegovë është zhvilluar nëpër një korsi.
LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi – Udovë, Vinicë – Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.