Mbarë bota e njeh si modele ruse, mirëpo mbiemri i vërtetë i supermodeles Irina Shayk është Shaykhislamova që do ët thotë se ajo është me prejardhje muslimane. Irina është bijë e një tatari me emrin Valery Shaykhlislamov, nga qyteti rus Volga Tatar.  Supermodelja e njohur pranon prejardhjen e saj. “Babai im ka lëkurë të zezë sepse ai ka qenë tatar, kurse ndonjëherë tatarët u përngjajnë brazilianëve. Ngjyrën e syve e kam nga e ëma”, ka deklaruar me një rast Irina Shayk.