Ish kryeinspektori i UDB-së, Bozhidar Spasiq nuk e përmban dot veten kur gazetari i thotë se Ali Ahmeti e ka prishë Jugosllavinë. Lotët i paraqiten në sy nga e qeshura. Ai thotë s Ali Ahmeti ka qenë “jugoslloven” i mirë dhe për këtë arsye e kanë mbrojtur nga lustrimi, sapo kanë marrë vesh se në opinion do të “rrjedhin” dokumente të UDB-së, se ai dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt kanë mbrojtur Jugosllavinë, shkruan “Lajm”.

Këto pohime Spasiq i ka paraqitur në emisionin e fundit “Në Qendër” të gazetarit Vasko Eftov. Ai thotë mes tjerash se strukturat e UDB-së sot e kësaj dite punojnë që të krijojnë imazh të rrejshëm se Ahmeti është duke punuar për popullin shqiptarë. Në këtë temë Spasiq flet në videon më poshtë, nga minuta 15 deri në minutën 25.

Kur paraqiten akuza të këtilla për Ahmetin, te disa shqiptarë krijohet përshtypje se UDBA po mundohet ta sulmojë atë, mirëpo nëse analizojmë se sa ish pjesëtarë të UÇK-së janë vrarë pas vitit 2001, ja vlen të analizohen pak më seriozisht veprat e kryetarit të BDI-së, shkruan “Lajm”.