Zv/kryeministri Erjon Braçe i është përgjigjur paralajmërimit të kryeopozitarit Lulzim Basha, për arrestimin e mundshëm të Vangjush Dakos, kryebashkiak i Durrësit. Në emisionin ‘A’ në News 24, Braçe tha se ka ikur koha kur ishin kryetarët e partive ata që jepnin urdhrat për arrestime, dhe se Basha duhet ta harrojë se Qeveria do të bjerë pre e këtij presioni.

“Në këtë vend ka mbaruar koha kur arrestonin kryetarët e partive politike. Kryetarët e partive politike nuk mund të bëjnë listë për të arrestuar njerëzit. Nuk mund të ndikojnë prokurorët për të arrestuar njerëzit. Ta harrojë Lulzim Basha dhe ndonjë tjetër se ne mund të biem në presionin e këtyre. Kjo do të ndodhë vetëm kur organet të kenë prova dhe të lëshojnë një mandat arresti”, tha Braçe. (TemA)