Mbretëria e Bashkuar fuqishëm e përshëndet votimin e sotëm në Kuvendin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës, njofton Portalb.

Sekretari për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Xheremi Han ka deklaruar se ky është moment historik për Maqedoninë.

“Shpresojmë se marrëveshja do të ratifikohet edhe në parlamentin grek. Me këtë, do t’i vihet fund një kontesti të gjatë mes dy vendeve dhe do t’i hapet rruga Maqedonisë që të avancojë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, deklaroi Hant.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, sonte më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.

Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Loading...