Juventusi mori fitoren e nëntë me radhë në Serie A pas atij starti të dobët të sezonit. Portieri i ‘Zonjës së Vjetër’ Gianluigi Buffon, është shprehur i lumtur për fitoren dhe ka thënë se tani duan krejtësisht Scudetton.

“Ishte një lojë e bukur, Sampdoria është një ekip me cilësi të mëdha, por në fund fituam ne dhe atë me plot meritë”, tha pas ndeshjes kapiteni Buffon.

“Jemi të dytët, por për një ekip si Juventusi kjo nuk mjafton. Nuk jam i befasuar aspak nga ecuria e mirë e ekipit në muajt e fundit. Tani na mbetet të vazhdojmë kështu dhe të kthehemi protagonistë”, shtoi më tej italiani. /Express/