Një fotograf në Skoci ka kapur momentin kur një bukël ka mbytur një lepur katër herë më të madh se ajo.

Scott Honeyman nuk mund tu besonte syve kur pa lepurin që po luftonte për jetë a vdekje me një bukël shumë të vogël.

Ai ka thënë se ndjekja ka zgjatur 10 deri në 15 minuta para se bukla doli fitimtare në duel, transmeton Koha.net.

Buklat, që rrallë shihen, janë të njohura si grabitqare të frikshme dhe shumë të saktë. Një bukël e rritur peshon deri në 260 gramë, ndërsa lepuri nga 1 deri në 2 kilogramë.

“Ishte e çuditshme. Isha i gëzuar që po fotografoja [momentin], por në të njëjtën kohë më vinte keq për lepurin. E hapa dritaren e veturës dhe e pash se nja 50 metra larg bukla po e ndiqte lepurin”, ka treguar Honeyman.