Me flamuj dhe ikonografi të organizatave revolucionare bullgare, qindra qytetarë bullgarë, disa politikanë dhe përfaqësues të klubit bullgar në Maqedoni, e nderuan Mara Bunevën. Që të mos bëhen incidente sikur vitet e kaluara, gjatë gjithë kohës së përkujtimit të Mara Bunevës, vizitorët nga Bullgaria këtë herë, ishin të shoqëruar nga forca të mëdha policore. Paraprakisht në kishën Shën Dimitri është mbajtur një përkujtim, i cili po ashtu ka kaluar qetë.

“Këtë përkulje që sot e bëjmë është falënderim ndaj të gjithë atyre të cilët janë shkëputur nga koha, pa marrë parasysh a jetojnë në këtë pjesë të Deve Bairit, apo në pjesën tjetër. Këto përkulje kanë kuptim vetëm nëse mendojmë në drejtim të bashkimit nacional dhe punojmë së bashku për atë çka na bashkon, e jo për atë që na ndanë. Mund të gjej njëmijë arsye për t’u kacafytur, mirëpo Mara Buneva nuk bën pjesë këtu. Mund të gjej po aq arsye që të urrehemi, por as Goce Dellçevi, as Damjan Gruev nuk janë arsyet”, tha Angell Xhambaski, Eurodeputet nga Bullgaria.

<iframe width=”696″ height=”418″ src=”https://www.youtube.com/embed/6xNHNZ–XaA” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Kryetari i Klubit Bullgar në Shkup, Llazar Mlladenov tha  se bullgarët nuk mund të jenë pafundësisht të margjinalizuar dhe të bojkotuar nga shërbimet e regjimit, mediumet dhe nga e gjithë shoqëria. Këtu jemi, ekzistojmë dhe nuk heqim dorë nga veprat tona dhe historia.

“Boll e kemi duruar bojkotin e regjimit që e përjetojmë nga vitet e 90 – ta e këndej. Ne jemi veprimtarë aktivë të rilindjes dhe të politikës. Të rilindjes së vërtetë, jo të kësaj që na proklamojnë serbo –komunistët të fshehur pas mbulesës së VMRO –së. Ne Bullgarët në Maqedoni jemi krijues të këtij shteti, pa ne kjo copë toke edhe më tutje do ishte banovinë e jugut”, tha Llayar Mlladenov, Kryetar i Klubit Bullgar në Shkup.

Pllaka përkujtimore është e vendosur në vendin që Buneva në vitin 1928 kishte vrarë prokurorin Velimir Preliq. Buneva ishte e revoltuar nga procesi gjyqësor kundër studentëve maqedonas, anëtarë të atëhershëm të organizatës sekrete revolucionare maqedonase. Është e pakontestueshme që Mara Buneva është maqedonase, thotë historiani Todor Çepreganov, por ai mendon se është i nevojshëm debat për atë se a duhet të përkujtohen njerëz të cilët janë udhëhequr nga një ideologji konkrete parciale .

“Mara Buneva kreu atentat me urdhrin e Vanço Mihajllovit. Metodija Shatorov Sharlo i cili nuk përkujtohet me nder, ka luftuar për bashkimin e Maqedonisë. Edhe Mihajllovi ka luftuar për shtet të pavarur maqedonas, pa maqedonas, por me bullgarët. Ai vdiq dhe nuk e pranoi kombin maqedonas”, deklaroi Todor Çepreganov, Historian.

Çdo vit pas kësaj ngjarjeje, pllaka përkujtimore e Bunevës vandalizohet. Nesër në të njëjtin vend, përvjetorin e vdekjes të saj do ta shënojnë edhe maqedonasit, përkrahës së veprës së saj. Përndryshe, figura e dyllit e Mara Bunevës është vendosur në Muzeun e luftës Maqedonase, kurse figura e Vanço Mihajllovit, përveç  se në këtë muze,  ndodhet edhe në afërsi të Shtipit.