Bullgaria, e cila llogaritet si vendi më i varfër i Bashkimit Evropian (BE), pas rënies së regjimit komunist në vitin 1989, ka patur rreth 9 milionë banorë, por 28 vite më vonë ky numër ka rënë në rreth 7 milionë banorë.

Arsyet kryesore të rënies të numrit të banorëve janë nataliteti i ulët dhe migrimet ekonomike të shkaktuara nga gjendja e rëndë ekonomike.

Sipas të dhënave nga Zyra Shtetërore e Sigurisë Shëndetësore që ka arritur të grumbullojë gazetari i AA, Bullgaria, e cila në vitin 2007 u bë anëtare e BE-së, për shkak të uljes së natalitetit dhe migrimet ekonomike të shkaktuara nga gjendja e rëndë ekonomike, në periudhën nga viti 1989 deri në vitin 2007 ka humbur rreth 2 milionë banorë.

Sipas institucionit në fjalë, në vitin 2018 në Bullgari kanë lindur 60 mijë foshnje ndërkaq kanë vdekur 110 mijë banorë.

Përveç kësaj shkalla e mortalitetit në periudhën e përmendur ka qënë në mënyrë konstante më e lartë krahasuar me natalitetin, një numër i madh i të rinjve në kërkim të një jete më të mirë kanë lëshuar vendin e tyre duke gjetur stehë në një nga vendet e BE-së, e cila ka përkeqësuar edhe më tej gjendjen në këtë vend.

Agjencia bullgare për Diasporën në vitin 2018 publikoi të dhëna se të paktën 36 mijë studentë bullgarë ndjekin studimet jashtë kufijve të vendit të tyre.

Në rast se në Bullgari vazhdon gjendja e rëndë ekonomike dhe me këtë edhe migrimi i popullsisë, supozohet se deri në vitin 2050 numri i banorëve në vend mund të bie në 5,2 milionë banorë.

Zëvendëspresidentja bullgare, Ilyana Yotova më herët pati deklaruar se në Bullgari, e cila ka shkallën më të lartë të mortalitetit në vendet e BE-së, çdo muaj “zhduket” nga një fshat.