Nëse iu ka zënë shiu rrugëve pa çadër, ose e keni harruar atë në shtëpi apo autobus, ky version i teknologjisë mund të bëjë për ju.

Jo vetëm që është çadër me ngjyra të ndezura, kështu që nuk mund ta humbisni, por ajo të jep një sinjal nëse padashur e harroni. Gjithashtu, kjo çadër të tregon nëse do të bjerë shi.

Sipas “Daily Mail”, çadra mund të parashikojë se si do të jetë moti pas gjysmë ore, duke përdorur sensorët e saj si dhe të dhënat e një telefoni. Çmimi i shitjes me pakicë është 79 euro.