Caffe Bar Relax nga Struga është shpallur fitues i turneut tradicional në futboll të vogël që përfundoi të dielën në mbrëmje në Kërçovë.
Ekipi strugan në finalen e madhe dhe dramatike e mundi ekipin e Liti Pharm pas ekzekutimit më të saktë të penalltive me rezultat 3-1.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim 1-1.
Caffe Bar Relax përvec që fitoi shpërblimin kryesor u nderua edhe me një çmim tjetër, atë të portierit më të mirë, e që i takoi portierit, Raif  Mirseloski-Lace. Përfaqësuesi i kampionëve të turneut të rinj në Kërçovë, z. Valoni i lumtur pas suksesit ka falënderuar lojtarët e tij dhe publikun për mbështetjen gjatë turneut./lajm

Loading...