Lorik Cana mendon se të gjithë ekipet që janë pjesë e këtij kampionati mund të kualifikohen në fazën pasardhëse.

“Natyrisht që kemi shanse, pasi nuk jemi në Evropian rastësisht dhe kalimi i fazës së grupeve është i mundshëm për të gjithë.”

“Vitet e fundit kemi luajtur disa herë me Francën. Jemi përmirësuar nga ndeshja në ndeshje duke fituar atë të qershorit të kaluar. Kemi një grup të mirë lojtarësh dhe një mbrojtje që nuk pëson gola”, deklaroi Lorik Cana për revistën But, transmeton SportAl.al.

Shqipëria është pjesë e Grupit A ku janë edhe Franca, Zvicra dhe Rumania. Kombëtarja e nis me përfaqësuesen zvicerane më 11 qershor në stadiumin e Lensit.

Loading...